Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) po punon me Kombet e Bashkuara në një operacion të vazhdueshëm për të larguar njerëzit nga Mariupol dhe fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal, tha KNKK në një deklaratë.
“KNKK konfirmon se një operacion kalimi i sigurt është duke vazhduar, në koordinim me OKB-në dhe palët në konflikt. Sipas deklaratës, kolona për evakuimin e civilëve filloi më 29 prill, përshkoi rreth 230 kilometra dhe arriti në fabrikën në Mariupol të shtunën në mëngjes, sipas kohës lokale. “KNKK këmbëngul në faktin se asnjë detaj nuk mund të ndahet derisa situata të lejojë, pasi mund të rrezikojë seriozisht sigurinë e civilëve dhe kolonës. Autoritetet përkatëse lokale po komunikojnë me civilët rreth detajeve praktike.”
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi në një postim në Twitter të dielën se “Evakuimi i civilëve nga Azovstal filloi”.
“Grupi i parë prej rreth 100 personash tashmë po shkon drejt zonës së kontrolluar”, shtoi ai.
Këshilli i qytetit të Mariupolit tha të dielën se kishte një “shans” për të evakuuar civilët nga qyteti i rrethuar i Mariupolit .
Këshilli u bëri thirrje njerëzve të mblidhen në orën 16:00 me orën lokale pranë një qendre tregtare të quajtur “Port City” në mënyrë që t’i evakuojnë ata në rajonin jugor të Zaporizhzhia.
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...
KEK në gatishmëri maksimale: Të gjitha kapacitetet në shërbi...
Presidentja Osmani me shpresë që rezultati i zgjedhjeve rezu...
U.D. i Ministrit të Drejtësisë, voton dhe fton qytetarët të ...
KQZ konfirmon për gjashtë komuna që kanë mungesë të energjis...