Kryetari i Parlamentit të Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, ka dhënë dorëheqje pasi 240 persona u lënduan në protestat jashtë ndërtesës së parlamentit.
Protestuesit kishin kërkuar dorëheqjen e Z. Kobakhidze si dhe zgjedhje. Protestat u kthyen në dhunë pas paraqitjes së një deputeti rus, transmeton portali arbresh.info.
Sergei Gavrilov drejtoi një asamble të deputetëve nga kombet ortodokse.

Policia ka përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës ndërsa protestuesit sulmuan parlamentin në kryeqytetin e Tbilisit.
Tensionet me Rusinë janë të larta, 11 vjet pasi Gjeorgjia dhe Rusia luftuan kundër rajonit të shkëputur të Osetisë së Jugut.

Presidenti gjeorgjian Salome Zurabishvili e quajti Rusinë “një armik dhe pushtues”, duke thënë se Moska kishte ndihmuar në nxitjen e trazirave.
Kremlini i dënoi protestat si “provokim rusofobik”. Ministria e jashtme e Rusisë akuzoi opozitën e Gjeorgjisë për përpjekjen për të parandaluar një përmirësim të marrëdhënieve dypalëshe në vitet e fundit./Arbresh.info/
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin