Kryetari i Melitopolit, Ivan Federov, i cili ishte rrëmbyer nga forcat ruse në mars, ka thënë për CNN se qyteti i tij është në një “situatë të vështirë dhe tejet të rrezikshme”.
Forcat ruse okupuan Melitopolin në juglindje të Ukrainës pak ditë pasi filloi pushtimi, por prej asaj kohe në këtë qytet ka pasur protesta sporadike, transmeton Telegrafi.
Një kryetar i ri është vendosur në këtë qytet, që kontrollohet nga ushtria ruse – pasi Fedorov ishte rrëmbyer. Megjithatë pesë ditë më vonë ishte liruar si pjesë e marrëveshje për shkëmbim të ushtarëve rusë të zënë rob.
Ai i tha CNN-it se presidenti rus Vladimir Putin ka për qëllim të vrasë tërë kombin ukrainas – duke filluar me okupimin e qyteteve.
“Nuk po mund të dërgojmë kurrfarë ndihme. Madje as barna – e të kryejmë shërbime emergjente – për këtë është situatë shumë e rrezikshme”, shtoi ai.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë