Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, e ka krahasuar gjuhën e presidentit amerikan, Donald Trump, për përkrahësit e tij me atë të fashistëve të shekullit njëzet. Kjo deklaratë e tij erdhi para vizitës së Trumpit në Britani të Madhe, e cila fillon të hënën.
Khan e kritikoi vendimin e autoriteteve britanike për t’ia shtruar tepihun e kuq Trumpit, i cili, së bashku me gruan e tij, do të priten nga Mbretëresha Elizabetë gjatë qëndrimit të tij treditor në vendin ishullor. Pritet që vizita e tij të kundërshtohet me protesta të martën në Londër.
Ai tha: “Presidenti Trump është vetëm një nga shembujt shumë të këqij të një kërcënimi botëror në rritje. E djathta ekstreme është duke u rritur në mbarë botën, duke i kërcënuar të drejtat, liritë dhe vlerat që i kanë formësuar shoqëritë tona liberale dhe demokratike për më shumë se 70 vjet”.
“Viktor Orbani në Hungari, Matteo Salvini në Itali, Le Peni në Francë dhe Farage këtu në Britani janë duke i përdorur idetë e njëjta përçarëse të fashistëve të shekullit njëzet për të fituar përkrahje të masës”, shtoi ai.
Kryetari i Londrës e akuzoi Trumpin se është përpjekur ta shfrytëzojë frikën e londinezëve pas sulmit terrorist në këtë qytet, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....
Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim p...
Policia e Prishtinës sekuestron 7 armë realizon 170 urdhëres...
Të shtëna ndaj Botërorit/ Të vrarë e të plagosur në Kansas, ...
Vetëm edhe 6 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezulta...
“Nga sfida në sfidë”, Behgjet Pacolli ndan reagi...