Kryeredaktori i të përjavshmes gjermane ‘Der Spiegel’ ka mbrojtur karikaturën e diskutueshme në të cilët shfaqet Presidenti Trump duke i hequr kokën statujës së lirisë.
Ai gjithashtu i ka bërë thirrje Gjermanisë që të ngrihet kundër Donald Trump, transmeton portali arbresh.info.
“Der Spiegel nuk dëshiron të provojë askë”, tha Klaus Brinkbaumer, duke shtuar se media është në ‘mbrojtjen e demokracisë’.
“Ne duam të tregojmë se çfarë është duke bërë ky (Trump) për demokracionë, lirinë, lirinë e shtypit, lirinë e drejtësisë dhe për gjërat tjera që ne mendojmë se janë të rrezikuara”, ka shtuar ai.
Der Spiegel është një nga revistat më të mëdha javore në Evropë dhe karikatura e fundit ka nxitur debat të nxehtë në mediat sociale si në Gjermani, ashtu edhe jashtë vendit.
Karikatura është kritikuar madje edhe nga disa media gjermane dhe nga disa politikanë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...