Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka thënë se autori i sulmit në xhaminë e Christchurch, pati licencë për përdorim të armëve. Ardern ka bërë të ditur se pas këtij akti në Zelandën e Re do të ndryshojnë ligjet për armët.
“Pas masakrës së ndodhur sot ligjet tona të armëve do të ndryshojnë, edhe pas përpjekjeve të mëparshme për të ndryshuar ato. Tani është koha!”, ka thënë ajo.
Ajo ka konfirmaur se terroristi që kreu vrasjet në xhaminë e Christchurch, përdori pesë armë për të kryer sulmin. “Kishte pesë armë të përdorura nga autori i krimit”, ka thënë kryeministrja.
49 persona kanë humbur jetën nga një sulm terrorist ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch në Zelandë të Re. Sulmi është kryer ndaj xhamisë Noor në Hagley Park dhe xhaminë në Lindwood gjatë kohës së faljes së namazit të xhumasë.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...