Kryeministri kinez Li Keqiang tha në një takim midis liderëve aziatikë dhe evropianë në Bruksel se Kina do të vazhdojë të hapë ekonominë e saj, të shtyjë përpara reformat dhe të përmirësojë mjedisin e saj të biznesit, njoftoi të shtunën agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.
Li tha se vendet aziatike dhe evropiane duhet të mbrojnë multilateralizmin dhe sistemin e tregtisë së lirë të bazuar në rregulla, njoftoi Xinhua.-përcjell arbresh.info
Kina është në mes të një lufte të përkeqësuar tregtare me Shtetet e Bashkuara, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump duke kërkuar ndryshime gjithëpërfshirëse në pronën intelektuale të Kinës, subvencionet industriale dhe politikat tregtare.
Ekonomia e Kinës po përballet me një ngadalësim të thelluar si pasojë e luftës tregtare me Shtete e Bashkuara të Amerikës, mirëpo kryeministri kinez Li tha se pavarësisht vështirësive që ka ekonomia kineze, ajo është stabile.

Brukseli ndan shqetësimin e Uashingtonit rreth praktikave tregtare të Kinës, por dallon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës se si ta detyrojë reformën kineze.
Li Keqiang tha se ekonomia e Kinës është e shëndetshme, por po përballet me sfida duke përfshirë ndryshimit në mjedisin e jashtëm.
Ai tha se Kina do të vazhdojë të lëvizë drejt një kursi të orientuar drejt tregut, nuk do të angazhohet në zhvlerësim konkurrues dhe se juani mund të mbetet në thelb i qëndrueshëm në një nivel të arsyeshëm.
Kryeministri kinez tha se mbështet përmirësimet e rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), por ndryshimet duhet të bëhen në bazë të rregullave ekzistuese të Organizatës Botërore Tregtare dhe interesat e vendeve në zhvillim duhet të respektohen, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua./Arbresh.info
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...