Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, përmes një video-mesazhi ka uruar myslimanët në mbarë botën për fillimin e muajit të Ramazanit.
Urimin e tij ai e ka nisur me përshëndetjen “selamun aleykum”, ndërsa ka dëshiruar që myslimanët të kalojnë sa më mirë gjatë muajit të madhërishëm të agjërimit.
“Këtë vit myslimanët në Kanada dhe në mbarë botën e shënojnë fillimin e muajit të Ramazanit. Njerëzit do të bëhen bashkë në xhamitë dhe shtëpitë me familjet e tyre për ta përcjell këtë muaj. Ramazani na kujton t’i vlerësojmë të mirat që i kemi, t’i kthehemi komunitetit dhe të vendosim nevojat e tyre para nevojave personale.
Myslimanët në Kanada ndihmojnë shumë që Kanada të jetë vetë i fuqishëm i hapur dhe vend inkluziv, ashtu siç është sot”, ka thënë Trudeau.
https://www.facebook.com/JustinPJTrudeau/videos/10155570958755649/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...