Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka thënë se avioni që u rrëzua në Iran të mërkurën në mëngjes, duke lënë të vrarë rreth 170 njerëz, u qëllua nga një raketë iraniane.
“Ne kemi informacione nga burimet tona të shumta, përfshirë aleatët tanë dhe inteligjencën tonë. Provat tregojnë se aeroplani u qëllua nga një raketë sipërfaqe-ajër iraniane, Kjo mund të ketë ndodhur pa qëllim”, tha kryeministri në një konferencë shtypi.
Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump, ka sugjeruar se ai gjithashtu beson se Irani ishte përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit. Fluturimi i Ukrainës PS752 u rrëzua pranë Teheranit menjëherë pasi u ngrit. 63 nga pasagjerët kishin pasaporta kanadeze, dhe shumë të tjerë jetonin në Kanada si banorë të përhershëm ose me viza.
Ministri i Punëve të Jashtme Francois-Philippe Champagne ka biseduar me homologun e tij iranian për rrëzimin. Sipas një përmbledhje të telefonatës të lëshuar të enjten, Champagne i bëri presion Mohammad Javad Zarif që të lejojë zyrtarët kanadezë në vend të marrin pjesë në hetim, dhe të ndihmojnë në identifikimin e viktimave.
Kanadaja dhe Irani nuk kanë pasur marrëdhënie zyrtare diplomatike që nga 2012, kur Kanada e etiketoi Iranin si një sponsor të terrorizmit./Express
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...