Mes tensioneve të larta midis SHBA-ve dhe Iranit, kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, të shtunën do të udhëtojë për në Lindjen e Mesme për një vizitë pesë ditore për të “ndihmuar në stabilizimin e rajonit”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raportojnë mediat lokale, sekretari i pëgjithshëm i kabinetit të qeverisë japoneze, Yoshihide Suga, në një konferencë për media në kryeqytetin Tokio tha se kryeministri do të zhvillojë takime me liderët e Arabisë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omanit.
“Abe do të shkëmbejë mendime me tre vendet të cilat luajnë role të rëndësishme në lehtësimin e tensioneve dhe në stabilizimin e situatës në rajon”, tha Suga.
Më herët u raportua se Abe ka hequr dorë nga planet për të udhëtuar në Lindjen e Mesme pas vrasjes së javës së kaluar të gjeneralit iranian Qasem Soleimani në një sulm ajror amerikan në Bagdad të Irakut.
Udhëtimi i kryeministrit japonez është i lidhur me planet e Tokios për të vendosur forcat japoneze në Gjirin e Omanit, pjesën veriore të Detit Arab dhe në Ngushticën Bab el-Mandeb që lidh Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.
“Ai (Abe) planifikon të kërkojë bashkëpunim për të siguruar furnizime të qëndrueshme të energjisë dhe navigim të sigurtë”, shtoi Suga.
Japonia, ekonomia numër tre në botë, importon rreth 90 për qind të naftës së saj të papërpunuar nga Lindja e Mesme.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës