Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, tha se ndalimi i shkollimit të vajzave në Afganistanin fqinj do të ishte një gjë joislamike.
Duke folur në një intervistë për BBC-në, Khan parashtroi kushtet që do të duhej të plotësoheshin, në mënyrë që Pakistani ta njohë zyrtarisht Qeverinë e re talibane të Afganistanit.
Ai kërkoi nga udhëheqja e re që të jetë gjithëpërfshirëse dhe t’i respektojë të drejtat e njeriut.
Ai po ashtu tha se Afganistani nuk duhet të përdoret si strehë për terroristët që mund të kërcënojnë sigurinë e Pakistanit.
Javën e kaluar, talibanët i përjashtuan vajzat nga shkollat e mesme, ndërsa ua lejuan kthimin vetëm djemve dhe mësuesve meshkuj.
Por, Khan tha se beson se edhe vajzat do t’i kthehen shkollës së shpejti.
“Deklaratat që ata [talibanët] i kanë bërë qëkur kanë ardhur në pushtet, kanë qenë shumë inkurajuese”, tha Khan.
“Unë mendoj se ata do t’i lejojnë vajzat të shkojnë në shkollë. Ideja që vajzat nuk duhet të arsimohen, nuk është islamike. Nuk ka të bëjë me fenë”, shtoi ai.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK