Kryeministri i Libanit, Navaf Salam i ka kërkuar homologut të tij pakistanez, Shehbaz Sharif mbështetjen për t’i dhënë fund sulmeve izraelite ndaj territorit libanez.
Sipas një njoftimi zyrtar të publikuar nga Zyra e Kryeministrit të Pakistanit, kërkesa është bërë gjatë një bisede telefonike mes dy liderëve, në të cilën u diskutua situata e përshkallëzuar e sigurisë në rajon.
Në deklaratë thuhet se Sharif dënoi “me forcë agresionin e vazhdueshëm të Izraelit”, duke shprehur shqetësimin për ndikimin e sulmeve mbi popullsinë civile dhe stabilitetin rajonal.
Nga ana e tij, Salam theksoi nevojën urgjente për ndërhyrje ndërkombëtare dhe kërkoi mbështetjen e Pakistanit për të ndihmuar në ndalimin e menjëhershëm të sulmeve që, sipas tij, po synojnë Libanin dhe qytetarët e tij.
Pakistani, i cili së fundmi ka luajtur rol ndërmjetësues në zhvillime të rëndësishme diplomatike, përfshirë marrëveshje armëpushimi në rajon, shihet si një aktor potencial në përpjekjet për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson
Netanyahu: Izraeli gati për negociata të drejtpërdrejta me L...
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...
Asambleja e PS në Durrës, Rama: Na duhet një mandat më i for...
Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan
Franca në OKB: Përgjegjësit për Banjskën të vihen para drejt...