Kryeministri i Libanit ka pritur sot në një takim lideren e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, e cila njihet për deklaratat e saj anti-emigracion dhe anti-islam.
Gjatë takimit, Saad Hariri, ka theksuar se myslimanët janë viktimat e para të terrorizmit, transmeton portali arbresh.info.
“Është gabim i madh që Islami dhe myslimanët të identifikohen si terroristë”, ka theksuar ai.
Ai shtoi se Libani, popullësia e të cilin nuk i kalon 4 milion, është kthyer në shtëpi për rreth 2 milionë refugjatë.
Le Pen është duke zhvilluar një vizitë dy ditore në Liban, ndërsa ka theksuar se ‘zgjidhja e vetme për Sirinë është presidenca e Bashar al-Assad’. /Arbresh.info
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...