Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, pritet të thërrasë zgjedhje të parakohshme në tetor, për të përfituar nga vlerësimet e fuqishme për të dhe nga një opozitë në rrëmujë.
Mediat lokale raportojnë se Abe do t’i thërrasë zgjedhjet më 22 tetor.
Gjatë fushatës, ai pritet të bëjë zotime për shpenzimet sociale, të marrë qëndrim të ashpër ndaj Koresë së Veriut dhe të premtojë rishikimin e kushtetutës mbi rolin e ushtrisë.
Abe ka shërbyer gati gjashtë vjet si kryeministër. Pas një mandati të shkurtër një dekadë më parë, ai është kthyer në pushtet me një fitore të madhe në vitin 2012.
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...
Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në ...
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...
Bayern Munich i bashkohet klubeve angleze në garën për trans...