Kreu i landit më të madh gjerman të Bavarisë, Markus Soder është shprehur me skepticizëm ndaj idesë së vendosjes së ushtarëve të NATO-s në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë për Kievin, një temë që po diskutohet intensivisht mes liderëve evropianë.
“E kam të vështirë ta imagjinoj që atje të vendosen trupa të NATO-s,” tha Soder për gazetën” Rheinische Post”.
Soder është lider i Unionit Social-Kristian (CSU), një parti që vepron vetëm në Bavari dhe që bën pjesë në koalicionin qeverisës me Socialdemokratët (SPD) dhe me Unionin Kristian- Demokrat (CDU) të kancelarit Friedrich Merz.
“Kjo është diçka që Rusia nuk do ta pranonte në asnjë rrethanë”, theksoi kryeministri bavarez.
“Sepse do të ishte pararendës i anëtarësimit të Ukrainës në NATO”, shtoi ai.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump