Kryeministri britanik, Keir Starmer do t’i prezantojë presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në një takim në Washington javën e ardhshme, një plan për të dërguar deri në 30 000 trupa evropiane në Ukrainë për të ruajtur një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA, raporton ”The Telegraph”.
Sipas burimeve, Starmer do të përshkruajë në detaje se si këto trupa mund të zbatojnë marrëveshjen eventuale të armëpushimit dhe do të argumentojë se është në interesin e SHBA-së të vazhdojë përpjekjet e saj për të parandaluar një pushtim të tretë rus pas përfundimit të luftimeve.
Sipas planit anglo-francez, më pak se 30 000 trupa do të vendosen – nën komandën e vendeve evropiane – në qytetet, portet dhe objektet e tjera të infrastrukturës së rëndësishme të Ukrainës, si termocentralet bërthamore, të cilat ndodhet larg vijës aktuale të frontit.
”Në vend që të dërgojë një kontigjent shumë më të madh në Ukrainë, misioni do të mbështetet në monitorimin teknik nëpërmjet avionëve të shërbimeve sekrete, vëzhgimit dhe zbulimit, dronëve dhe satelitëve për të ofruar një pamje të plotë të asaj që po ndodh”, tha një zyrtar perëndimor.
Burimi shtoi se operacioni do të mbështetet nga fuqia e mjaftueshme e zjarrit për të “zbuluar dhe zmbrapsur sulmet” në mënyrë që të rihapet hapësira ajrore e Ukrainës dhe të rivendosen fluturimet komerciale./abcnews.al
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...