
LONDON, ENGLAND - JULY 23: Newly elected leader of the Conservative party Boris Johnson gestures at Conservative party HQ in Westminster on July 23, 2019 in London, England. After a month of hustings, campaigning and televised debates the members of the UK's Conservative and Unionist Party have voted for Boris Johnson to be their new leader and the country's next Prime Minister, replacing Theresa May. (Photo by Jeff J Mitchell/Getty Images)
Boris Johnson është gati të kthehet nesër në punë, pas shërimit nga koronavirusi, ku pritet të përballet me probleme të mëdha rreth menaxhimit të situatës me pandemi.
Reuters raporton se kryeministri britanik, që në fillim të muajit qëndroi për një javë në spital, përfshirë tri ditë nën kujdes intensiv, është i gatshëm që të kthehet në punë, që t’i kthehet obligimeve zyrën në Downing Street në Londër, transmeton Telegrafi.
Në mungesë të tij, qeveria është përballur me kritika në rritje lidhur me ankesat e stafit në spitale dhe shtëpitë e kujdesit, se nuk kanë marrë furnizime të mjaftueshme të pajisjeve mbrojtëse dhe mbi nivelet e testimit për coronavirus, që është shumë larg objektivave të parashikuara.
Shenjat e rënies ekonomike janë të dukshme, derisa shoqëria është gjithnjë e më e shqetësuar si pasojë e urdhrave të ashpra për distancim social, ndërsa ka kërkesa të vazhdueshme, për mënyrën se si do të dilet nga bllokimi.
Me 148 mijë të infektuar, Britania e Madhe ndodhet në pozitën e pestë të listës së shteteve, që janë më të goditura nga koronavirusi.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...