Kryeministri armen, Nikol Pashinyan dhe familja e tij kanë rezoltuar pozitivë me koronavirus, pasi shkalla e infektioneve u rrit në vend.
“Pas testit mësova se jam prekur nga Covid-19”, tha Pashryan në një mesazh video të regjistruar në Facebook, duke shtuar se familja e tij gjithashtu është e infektuar, shkruan AP, transmeton portal arbresh.info
Ai tha se nuk kishte “simptoma të dukshme” të virusit dhe se do të punonte nga shtëpia.
Kryeministri dhe gruaja e tij Anna Հակոբjan, e cila është një gazetare, kanë katër fëmijë.
Republika ish-Sovjetike me rreth tre milionë banorë, deri me tani ka raportuar 9,492 raste dhe 139 vdekje.
Njoftimi i kryeministrit erdhi një muaj pasi Armenia hoqi gjendjen e jashtëzakonshme të imponuar në mars, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Kryeministri pranoi se qeveria e tij kishte dështuar të zbatonte masa antivirus dhe kishte pasur shkelje gjatë karantinimit./arbresh.info/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...