Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu dhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, kanë diskutuar në telefon një sërë çështjesh, përfshirë tensionin midis Rusisë dhe Ukrainës.
Biseda telefonike erdhi pasi SHBA dhe Rusia javën e ardhshme do të zhvillojnë bisedime në lidhje me tensionet pranë kufirit ukrainas.
Bisedimet pasohen nga takimi i Këshillit Rusi-NATO më 12 janar dhe takimi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) më 13 janar.
Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë njoftoi se krahas marrëdhënieve dypalëshe, dy kryediplomatët diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në Sudan, Etiopi dhe Kaukaz.
Ndërkohë, Departamenti i Shtetit i SHBA-së tha se Blinken dhe Çavuşoğlu diskutuan për përshkallëzimin pranë kufirit ukrainas.
“Sekretari Blinken dhe ministri i jashtëm Çavuşoğlu diskutuan rëndësinë e vazhdimit të koordinimit në lidhje me përshkallëzimin rus në Ukrainë”, tha në një njoftim Ned Price, zëdhënës i Departmentit të Shtetit, transmeton Anadolu Agency.
Price tha se ata po ashtu diskutuan çështje që lidhen me Bririn e Afrikës, emërimin nga Turqia të të dërguarit të posaçëm, Serdar Kılıç, për të diskutuar procesin e normalizimit me Armeninë, si dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin dypalësh dhe për të adresuar si aleatë të NATO-s fushat me shqetësim të përbashkët.
Rusia së fundmi ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa pranë kufirit të Ukrainës. Ky veprim ka shkaktuar shqetësime midis aleatëve të NATO-s se Moska mund të planifikojë një tjetër ofensivë ushtarake kundër fqinjit të saj ish-sovjetik.
SHBA dhe aleatët e saj evropianë akuzojnë Rusinë se po përpiqet të destabilizojë vendin duke ofruar mbështetje ushtarake për forcat separatiste në rajonet lindore të Ukrainës.
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...