Kryetari i Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së, gjenerali Dan Caine, vizitoi të hënën Puerto Rikon në kuadër të një dislokimi të gjerë ushtarak amerikan në Karaibe, ndër më të mëdhenjtë e dekadave të fundit. Vizita synon vlerësimin e trupave amerikane dhe mbështetjen e operacioneve që Uashingtoni i justifikon si kundër-trafik droge.
Caine u takua me ushtarë të vendosur në bazat amerikane në Puerto Riko dhe në një anije luftarake në ujërat rajonale. Ai pritet të udhëtojë nesër në Trinidad dhe Tobago për takim me kryeministren Kamla Persad-Bissessar. Dislokimi ushtarak përfshin edhe aeroplanmbajtësen “Gerald R. Ford” dhe rreth 15,000 personel ushtarak, përfshirë 5,000 trupa në Puerto Riko.
Operacionet e SHBA-së janë shoqëruar me polemika, pasi goditjet ndaj mjeteve të dyshuara për trafik droge kanë shkaktuar të paktën 83 viktima, pa u publikuar prova konkrete për praninë e lëndëve narkotike. Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar masa të mëtejshme ndaj Venezuelës dhe ka lënë të hapur opsione më agresive.
Ndërkohë, SHBA ka shpallur “Cartel de los Soles”, një rrjet që pretendohet se përfshin zyrtarë të lartë venezuelianë,si organizatë të huaj terroriste.Venezuela e ka cilësuar këtë hap “qesharak” dhe “të rrezikshëm”, duke e akuzuar Uashingtonin se kërkon të justifikojë ndërhyrje për të kontrolluar burimet natyrore të vendit.
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot