Në dy shpërthimet e natës së sotme në Stamboll kanë mbetur të vdekur 13 persona, ndërsa 38 të tjerë janë plagosur.
Ministri turk i Transportit, Ahmet Arslan e ka quajtur sulmin akt terrorist, transmeton abresh.info.
Turqia ka qenë në shënjestër të sulmeve terroristë gjatë këtij viti.
20 gusht: Sulm me bombë në një dasëm në Gaziantep ka lënë të vdekur të paktën 30 persona.
30 korrik: 35 luftëtarë kurdë të cilët u përpoqën të sulmojnë një bazë ushtarake janë vrarë nga ushtria turke.
29 qershor: Gjatë një sulmi me armë dhe me bombë në aeroportin Ataturk të Stambollit mbetën të vdekur 41 persona. Përgjegjësinë për sulmin e morri ISIS.
13 mars: 37 persona janë vrarë nga militantët kurdë në një bombë makine vetëvrasës në Ankara
17 shkurt: 28 persona kanë mbetur të vdekur gjatë një sulmi mbi një konvoj ushtarak në Ankara./Arbresh.info
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...