Një krokodil ka vrarë një pastor protestant i cili ishte duke pagëzuar besimtarët në afërsi të një liqeni në Etiopinë jugore.
Docho Eshete ishte duke kryer një ceremoni për rreth 80 njerëz tek liqeni Abay në qytetin Arba Minch, transmeton portali arbresh.info.
Banorët dhe policia thanë për BBC që krokodili kërceu nga uji gjatë pagëzimit dhe sulmoi atë.

Pastori Docho ndërroi jetë pasi u kafshua në dy këmbët, shpinë dhe duar.
“Ai pagëzoi personin e parë dhe ai kaloi në një tjetër. Papritur, një krokodil kërceu nga liqeni dhe kapi pastorin”, tha banori lokal Ketema Kairo për BBC.
Megjithë përpjekjet e mëdha, peshkatarët dhe banorët nuk mundën të shpëtonin pastorin Doço, tha polici Eiwnetu Kanko.
Ata përdorën rrjeta peshkimi për të parandaluar që krokodili të merrte trupin e pastorit në liqen.
Krokodili u arratis./Arbresh.info/
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit