Kryetari i Dhomës Mjekësore të Kroacisë, Kresimir Luetiq, deklaroi se situata në Kroaci është shumë e rëndë dhe se mobilizimi i mjekëve në pension ka filluar.
Autoritetet kërkojnë që mjekët në pension të punojnë me pacientët që nuk kanë koronavirus, transmeton portal abresh.info
Në 24 orët e fundit, 2,242 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar, ndërsa 16 kanë humbur jetën.
“Situata është shumë serioze. Ne u kemi bërë thirrje kolegëve tanë në pension që të aktiviziohen në institucionet shtetërore. Ftesa u është dërguar mjekëve në pension midis moshave 65 dhe 75, me licenca të vlefshme. 15 nga ta i janë përgjigjur thirrjes”, tha ai për median kroate N1, transmeton portal arbresh.info

Ata nuk do të punojnë me pacientët me koronavirus, pasi i përkasin grupit të rrezikut, por që mjekët, të cilët braktisin sistemin për shkak të vetë-izolimit, duhet të zëvendësohen në punë dhe të merren me pacientët tjerë.
“Sot, ka 731 persona në spitale, 52 në aparat respirator. Kjo është pasojë e infeksioneve të reja nga dy ose tre javë më parë. Atëherë kishim 200 deri në 400 infeksione të reja. Nëse shikojmë situatën sot, numrat janë pesë deri në gjashtë herë më të larta”, shtoi ai.
Ai shtoi se është më lehtë të gjesh hapësirë dhe të vendosësh një shtrat, por çdo pacient ka nevojë për kujdes 24 orë.
Sipas Luetiq, numri i rasteve në rritje do të jetë problem për spitalet në Kroaci./arbresh.info/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...