Greqia ka bërë thirrje BE-së për të mbështetur planet e saj për të reduktuar numrin e madh të emigrantëve që gjenden nëpër kampet e mbipopulluara në ishujt e Egjeut.
Kërkesa e Greqisë vjen pas një njoftimi të BE-së për shtetet anëtare që të pranojnë emigrantët nga Greqia, shkruan BBC, transmeton arbresh.info.
Sipas rregullave të BE-së, vendi i parë në të cilin hyjnë emigrantët duhet të kërkojnë azil, megjithatë ky sistem ra poshtë në vitin 2015 pasi Greqia u vërshua nga një numër i madh emigrantësh.
Më shumë se një milionë emigrantë dhe refugjatë kanë hyrë në Evropë gjatë vitit të kaluar. Ata kanë udhëtuar nga Turqia për në Greqi dhe më pas kanë vazhduar nëpër vendet tjera të BE-së.
Në një letër dërguar Ministrave të Brendshëm të BE-së dhe Komisionit të BE-së, Ministri i Migracionit në qeverinë greke, Janis Mouzalas tha se mbipopullimi i kampeve në ishujt e Egjeut vazhdon të jetë problem.
Ai ka theksuar se për emigrantët nga Pakistani, Maroku dhe Algjeria, do të merren masa të forta sigurie para se ata të kthehen në Turqi.
“Kërkohet edhe mbështetja juaj urgjente që ky veprim të jetë i mundur”, thuhet në letër.
Shifrat e sakta është vështirë të merren, por në nëntor të këtij viti është vlerësuar se rreth 16 mijë azilkërkues janë duke jetuar në kampet e ishujve grekë./Arbresh.info
Punimet e ndërtimit në rrugën Veternik–Graçanicë zvarriten, ...
Policia në veri ndalon 4 automjete me targa serbe me mallra ...
OEK i kërkon BE-së të heqë masat kufizuese dhe të hapë rrugë...
“Nuk kemi garanci”, Syla thirrje ish-luftëtarëve të mos marr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që u gjet i vdeku...
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...