Kritiku i Kremlinit, Alexeiu Navalny u kthye në gjykatë të martën për nje gjyq mbi akuzat për shpifje të cilat ai i quan të motivuara politikisht, shkruan Reuters.
Në akuzat për shpifje, Navalny akuzohet për shpifje ndaj një veterani të Luftës së Dytë Botërore, i cili ka marrë pjesë në një video promocionale të organizuar nga Kremlini.
Navalny ka përshkruar njerëzit në atë video si tradhtarë dhe të korruptuar. Ai akuzon autoritetet se po përdorin akuzat për shpifje për të ndotur emrin e tij.
Veteranët e Luftës së Dytë Botërore respektohen nga shumica e rusëve dhe kritikat ndaj tyre janë të papranueshme në shoqëri.
Edhe pse akuzat për shpifje, nëse dëshmohen, dënohen me deri 2 vjet burgim, avokati i tij tha se në këtë rast ai nuk mund të dënohet sepse krimi ishte kryer para se ligji të ndryshonte dhe ta bënte vepër të dënueshme, transmeton arbresh.info.
Dënime më të vogla përfshijnë gjobën apo shërbimin në komunitet.
Arrestimi dhe burgosja e Navalnit nxiti protesta në të gjithë vendin në Rusi, por aleatet e tij thanë që kan pauzuar protestat serioze deri në pranverë./arbresh.info/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...