Human Rights Watch thotë se Rojet e Revolucionit Islamik të Irakut (IRGC) kanë rekrutuar fëmijët afganë emigrantë, që jetojnë në Iran, për të luftuar në konfliktin në Siri.
Avokati i të drejtave të njeriut në Nju Jork, tha në një deklaratë se fëmijët afganë, më të vegjël se 14 vjeç kanë luftuar në divizionin e Fatemiyun, grup i armatosur i mbështetur nga Irani që lufton bashkë me forcat qeveritare në konfliktin sirian.
“Irani duhet të ndalojë menjëherë rekrutimin e fëmijëve dhe t’i kthejë fëmijët afganë që janë në Siri”, tha Sarah Leah Whitson, drejtoreshë e Human Rights Watch në Lindjen e Mesme.
HRW tha se një foto me varreza iraniane, identifikoi tetë fëmijë afganë të cilët me sa duket vdiqën duke luftuar në Siri.
Raportet e medias iraniane vërtetuan disa nga këto raste dhe raportuan të paktën gjashtë raste të fëmijëve afganë që vdiqën duke luftuar.
Sipas ligjit ndërkombëtarë, rekrutimi i fëmijëve nën moshën 15 vjeç për të marrë pjesë aktive në luftime, konsiderohet krim lufte.
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...