Kremlini po refuzon për të tretën ditë radhazi të tregojë nëse presidenti rus, Vladimir Putin do të udhëtojë në Stamboll të enjten, ose kush do ta përfaqësojë Rusinë në bisedimet e mundshme të paqes, pasi presioni ndërkombëtar është rritur mbi liderin rus për të takuar, Volodymyr Zelensky.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, u ka thënë gazetarëve në Moskë se ai do të bënte publik përbërjen e delegacionit rus “pasi të merrte dhëzimet përkatëse nga presidenti”.
“Deri më tani, asnjë udhëzim i tillë nuk është dhënë”, ka deklaruar ai, raporton The Guardian.
Zelensky e ka sfiduar Putinin me një takim personal në Turqi, pasi udhëheqësi rus bëri thirrje papritur të dielën vonë për negociata të drejtpërdrejta Rusi-Ukrainë në Stamboll.
Shumë aspekte janë ende të paqarta rreth bisedimeve të së enjtes, të cilat po marrin rëndësi në rritje mes retorikës së përshkallëzuar dhe qëndrimeve strategjike si nga Rusia ashtu edhe nga Ukraina.
Një ligjvënës i lartë rus ka thënë se përbërja e delegacionit të Moskës do të bëhet publike të mërkurën në mbrëmje, duke shtuar se një shkëmbim i të burgosurve “të gjithë për të gjithë” mund të jetë në tryezë.
“Për Stambollin, nuk do të them asgjë, ju do të dini gjithçka në mbrëmje”, ka thënë Leonid Slutsky.
Ndërkohë, Zelensky, ka thënë se do të udhëtonjë në Turqi të enjten, pavarësisht nëse Putini do të ishte atje për bisedime apo jo.
Por ai ka shtuar se do të ulet në tryezë, vetëm nëse përballë tij është Putini./koha
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...