Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se qëllimet e Rusisë në Ukrainë mund të arrihen vetëm duke përdorur forcën ushtarake.
“Ne duhet të arrijmë qëllimet tona. Tani për tani kjo është e mundur vetëm me mjete ushtarake për shkak të pozicionit aktual të regjimit të Kievit,” tha Peskov.
Rusia pretendon se po lufton në Ukrainë për të “çliruar” rusishtfolësit në Donbasin lindor nga ai që e ka quajtur një regjim neo-nazist në Kiev, shkruan Reuters.
Ukraina dhe Perëndimi thonë se ky është një pretekst i pa bazë, i paraqitur për të justifikuar përpjekjet e Moskës për të kapur një pjesë të territoreve ukrainase.
Moska ka fajësuar Kievin për prishje të bisedimeve për një armëpushim, ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se ai do të konsiderojë zgjidhjet e paqes vetëm pasi trupat ruse të largohen nga territori ukrainas.
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri