Rusia ka mohuar akuzat e SHBA-së se forcat e saj në Ukrainë shkelën ligjin ndërkombëtar për përdorimin e armëve kimike. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Moska mbetet e përkushtuar ndaj detyrimeve të saj sipas traktatit të armëve kimike.
Shtetet e Bashkuara të mërkurën akuzuan Rusinë për shkelje të traktatit duke përdorur një lëndë asfiksuese kundër ushtarëve ukrainas.
“Si gjithmonë, njoftime të tilla janë krejtësisht të pabaza dhe nuk janë të mbështetura në fakte.
Rusia është dhe mbetet e përkushtuar ndaj detyrimeve të saj sipas ligjit ndërkombëtar në këtë fushë,” tha Peskov./abcnews.al
Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do t...
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...