Kremlini tha sot se Presidenti Vladimir Putin është i hapur për bisedime mbi një zgjidhje të mundshme mbi Ukrainën, por shtoi se refuzimi i Shteteve të Bashkuara për të njohur territoret e aneksuara nga Moska, po bëhet pengesë për një kompromis të mundshëm.
“Mënyra më e preferuar për të arritur qëllimet tona është nëpërmjet mjeteve paqësore e diplomatike”, tha Dimitri Peskov. “Putini ka qenë, është dhe mbetet i hapur për kontakte e negociata”, shtoi ai.
Rusia ka shpallur aneksimin e rreth një të pestës së territorit të vendit ish-sovjetik, Ukrainës, gjë që Perëndimi dhe Kievi thonë se nuk do ta pranojnë ndonjëherë.
Kremlini thotë se kjo është pengesë për gjetjen e një kompromisi të mundshëm.
I pyetur nëse Moska shihte një mundësi për negocita pas deklaratës mbi këtë çështje të presidentit Biden, Peskov tha se “në thelb, Biden u shpreh se negociatat janë të mundshme vetëm pasi Putini të largohet nga Ukraina”.
Kremlini, tha Peskov, nuk mund ta pranonte këtë gjë, duke shtuar se ai që Moska e quan një operacion i posaçëm ushtarak, do të vazhdojë në Ukrainë.
Ukraina dhe Perëndimi thonë se presidenti Putin nuk ka asnjë justifikim për atë që ata e konsiderojnë si një luftë pushtuese të stilit perandorak.
Kievi thotë se do të luftojë derisa ushtari i fundit rus të largohet nga territori i vendit./voa/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...