Kremlini tha të enjten se SHBA, NATO dhe disa vende europiane po inkurajonin Ukrainën të vazhdonte atë që e quajti “luftën e pakuptimtë” të Kievit me Rusinë dhe i akuzoi ata për përshkallëzimin e tensioneve në javët e fundit.
Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë në shkurt 2022 në atë që e quajti një operacion ushtarak special dhe Kievi thotë se po mbrohet me ndihmën e perëndimit, në një përpjekje për të dëbuar të gjitha forcat ruse nga territori i saj.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, akuzoi të enjten disa vende perëndimore për rritjen e tensioneve në javët e fundit duke lejuar Ukrainën të përdorë armët që kishin furnizuar kundër objektivave brenda Rusisë, diçka që SHBA-ja nuk ka pranuar ende publikisht.
“Vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Shtetet e Bashkuara në veçanti, kryeqytetet e tjera europiane, ditët dhe javët e fundit kanë nisur një raund të ri përshkallëzimi.
Ata po e bëjnë këtë qëllimisht. Ata po e inkurajojnë Ukrainën në çdo mënyrë të mundshme për të vazhduar këtë luftë të pakuptimtë.
E gjithë kjo, natyrisht, do të ketë pasoja të pashmangshme dhe në fund do të jetë shumë e dëmshme për interesat e atyre vendeve që kanë marrë rrugën e përshkallëzimit”, tha Peskov.
/abcnews.al
Paralajmërohet bllokadë e rrugës në afërsi të kufirit Kosovë...
Faton Peci: Ne ndërtojmë ura!
Hajvalia pa rrymë, KEDS: Defekt në fazë si pasojë e mbingark...
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...