Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski së bashku me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, kanë realizuar një takim të përbashkët me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, takimi u mbajt në margjinat e Samitit të dytë të Komuniteti Politik Evropian në Kishinau.
Kryeministri Kovaçevski me këtë rast theksoi mbështetjen e fuqishme që Maqedonia e Veriut i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.
“Maqedonia e Veriut dënoi agresionin brutal ushtarak që Rusia po kryen kundër Ukrainës së pavarur dhe sovrane. Ne mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe të drejtën e saj për të përcaktuar rrugën e vet. Ne kemi ofruar dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje në çdo formë që Ukrainës i nevojitet”, theksoi mes tjerash Kryeministri Kovaçevski.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, falënderoi për mbështetjen të cilën populli ukrainas e merr nga Maqedonia e Veriut, ai vuri në dukje se ajo vjen në momente kyçe. “Ju nuk bëtë kalkulime, keni qenë pranë nesh që nga dita e parë dhe popullit ukrainas dhe ne e vlerësojmë këtë”./Telegrafi/
Inspektorati i Kryeqytetit mbyllë një punishte, ja arsyeja
Anëtari i bordit të Barcelonës: Ne mund të nënshkruajmë lojt...
Refuzohet kërkesa e Barcelonës për ta shtuar për 17 mijë kap...
KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Pe...
Stërvitja Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Vengu: Paniku i Beogradit ...
Vuçiç kërkon nga Sorenseni angazhim më aktiv të BE-së në dia...