Ministri i Shëndetësisë në Argjentinë, Gines Gonzalez Garcia ka dhënë dorëheqja nga pozita, pasi u zbulua se disa njerëz e kishin marrë vaksinën e Covid-19 po rradhë, përmes njohjeve.
Përmes një postimi në Tëitter, Garcia pranoi se disa individë të caktuar mund të kishin shmangur procedurën e rregullt të vaksinimit për shkak të “konfuzionit të paqëllimshëm”, përderisa ai ishte në udhëtim, transmeton portal arbresh.info
Sipas burimeve konfidenciale, Presidenti Argjentinas Alberto Fernandez kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë pas akuzave publike se të paktën 10 persona morën vaksinën në kundërshtim me procedurën e rregullt, dhe midis tyre ishte një gazetar i njohur i lartë Horacio Verbitsky i cili tha se ai u vaksinua pasi bisedoi drejtpërdrejt me ministrin.
“Unë thirra mikun tim të vjetër Guinness Gonzalez Garcia dhe ai më tha të shkoja në Spitalin Posadas për të marrë vaksinën,” tha Verbitsky në një intervistë.
Në fillim të muajit edhe në Peru ka ardhur një dorëheqje si pasojë e korrupsionit me vaksina./arbresh.info/
https://twitter.com/ginesggarcia/status/1362919617363120130?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1362919617363120130%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fclanak.aspx%3Fid%3D2255750
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...