Autoritetet italiane kanë konfirmuar se një vogëlushe e sapolindur ka rezultuar pozitive me koronavirus në Bergamo.
Ajo po kurohet në repartin e terapisë intesive.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Institutit Suprem të Shëndetit Publik në Itali, Silvio Brusaferro.
“Vogëlushja që ka pak ditë jetë ishte nën asistencë mjekësore për probleme të vogla pas lindjes e ka rezultuar dhe pozitive nga koronavirusi. Vogëlushja tha ai është nën monitorim çdo çast e deri tani tek ajo nuk është aplikuar frymëmarrja artificale.”
Raste minorenësh të infektuar nga koronavirusi janë identifikuar dhe ditë më parë, por ky është rasti i parë i një të porsalinduri të prekur nga koronavirusi./oranews
Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit ...
Ambasada gjermane fillon sot aktivitetet ‘Ditët e Gjuhës Gje...
Tetë persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Indo...
Britania e Madhe dhe Franca do të kryesojnë takimin për Ngus...
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë