Një qen në Hong Kong pronari i të cilit ishte i infektuar me koronavirusin e ri, ka rezultuar në testime “pozitiv i dobët” për virusin, njoftoi qeveria vendore.
Një zëdhënës i ministrisë së bujqësisë, peshkimit e ruajtje së ambjentit tha se qeni ishte sjellë për testime në 26 shkurt.
Pas marrjes së mostrave orale, hundore dhe atyre të pështymës qeni rezultoi pozitiv për virusin megjithëse nuk ka treguar ende simptoma.
“Departamenti do të kryejë monitorim të ngushtë të qenit të sipërpërmendur dhe testime të mëtejshme për të konfirmuar nëse ai është vërtet i infektuar, apo është thjesht rezultat i kontaminimit mjedisor i hundës dhe gojës së qenit”, tha zëdhënsi.
Ai shtoi se ende nuk ka prova se kafshët shtëpiake mund të infektohen me virusin Covid-19 apo nëse mund t’ia kalojnë njerëzve.
“Ky është i vetmi qen në karantinë në portin e Hong Kong Port of Hong Kong-Zhuhai-Macau,” tha ai.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...