Nëse koronavirusi i ri (COVID-19) shkakton destabilizim në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Jugut, thuhet se mund të vërehet një rritje e rëndësishme afatmesme në numrin e refugjatëve që mbërrijnë në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Zyra e Agjencisë Evropiane për Mbështetjen e Azilit në Evropë (EASO) me seli në Maltë thuhet se numri i refugjatëve që mbërritën në Evropë në muajin mars është përgjysmuar në krahasim me një muaj me parë për shkak të masave të ndërmarra lidhur me COVID-19.
Bashkë me këtë u paralajmërua se pandemia mund të shkaktojë mungesë të ushqimit dhe destabilitet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Jugut. Kjo mund të nxisë rrjedhën e refugjatëve në plan afatmesëm.
Më tej tërhiqet vëmendja se organizatat terroriste në rajon të tilla si DEASH mund të përfitojnë nga një destabilitet i mundshëm.
Për vendet e BE-së që pranojnë refugjatë, do të jetë e vështirë që të përballojnë këtë skenar. “Faktorët destabilizues me burim nga COVID-19 mund të ndikojnë trendet e refugjatëve në të ardhmen”, qëndron në deklaratë.
Sarajeva i bashkohet procedurës penale në Milano pët `turist...
Vendimi i Kushtetutës për Rashiq, reagon Basha: Përmban gabi...
Numërohen mbi 85 % e votave, ky është rezultati
Kurti: Rruga drejt çlirimit të Kosovës është e shtruar me gj...
Ish-ylli i Liverpoolit: Rënia nga forma e Salah ka ndodhur s...
Gjesti jep lajmin e madh për fansat, rikthehet nesër me proj...