Ekonomia e Bashkimit Evropian (BE) për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), në tremujorin e parë të këtij viti ka rënë me 3.5 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm, transmeton arbresh.info.
Zyra Statistikore Evropiane (Eurostat) publikoi të dhënat paraprake lidhur me normat e rritjes për tremujorin e parë të 2020 në BE dhe në Eurozonë.
Sipas kësaj PBB-ja (GDP) në Eurozonën me 19 anëtarë, në tremujorin e parë të 2020 ka rënë me 3.8 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm.
Në Eurozonë PBB për tremujorin e parë të 2020 është tkurrur 3.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2019.
Ndërsa PBB e pastruar nga efekti sezonal në BE, në tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar një rënie me 3.5 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm, ndërsa në krahasim me tremujorin e vitit 2019 ka treguar një rënie prej 2.7 për qind./AA
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra...
Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërll...
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit