Sindikata e rojeve në burgjet dhe policisë kriminale në Itali i ka dërguar një letër he një thirrje Ministrit të Drejtësisë, Alfonso Bonafede, në të cilën ai paralajmëron që të burgosurit në burgjet italiane janë të ekspozuar, më shumë sesa pjesa tjetër e qytetarëve, ndaj koronavirusit.
Sipas letrës, raporton agjencia Agi, thuhet se numri i njerëzve të infektuar me koronavirus në burgjet e Italisë është rritur me 600 përqind, transmeton portal arbresh.info
Europa po ‘digjet’, por ky vend e mban nën kontroll koronavirusin
Sipas aktivistëve të sindikatës, arsyeja është se nuk ka mjete të mjaftueshme mbrojtjeje në burgje, por edhe sepse burgjet italiane janë mbipopulluar prej vitesh dhe nuk ka vend për izolim të mundshëm ose ruajtje të distancës fizike.
Sindikata gjithashtu tregon faktin se situata epidemiologjike në burgje nuk është marrë parasysh nga qeveria gjatë vendosjes së masave anti-Covid.
Italia është kthyer sërish në një vatër të nxehetë infektimesh, ndërsa një pjesë e madhe e vendin është duke iu nënshtruar izolimit të dytë./arbresh.info/
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...