Shkon në dy numri i anëtarëve të Asamblesë Kombëtare në Francë që janë dërguar në spital pasi janë prekur nga virusi me origjinë nga Kina, ndërkohë që 5 ligjvënës të tjerë iu janë nënshtruar testimeve për këtë sëmundje
Asambleja Kombëtare nuk bën me dije emrat e dy deputetëve të infektuar, por mediat raportojnë se një prej tyre është Jean-Luc Reitzer, i cili përfaqëson zonën më të prekur nga Covid-19 në Alsasë. Ai momentalisht ndodhet në spital të terapi intensive.
Ligjvënësi tjetër i prekur me virusin vdekjeprurës është një grua. Gjithashtu Asambleja raporton se është infektuar dhe një punonjës i lokalit.
Për shkak të situatës së krijuar seancat e Dhomës së Ulët nuk do të zhvillohen deri në 22 mars-lexohet në një deklaratë për shtyp të Asamblesë Kombëtare.
Arsenali synon t’i fitojë të gjitha trofetë këtë sezon, thot...
Komuna e Prishtinës thotë se rruga për Vranjevc është përgje...
Rritet numri i lindjeve në Kosovë, për katër vite lindën mbi...
Ansambli “Shota” sjell program artistik në shënim të 18 vjet...
Këta janë fituesit e çmimeve kryesore në Grammy 2026
Guardiola pas barazimit me Tottenhamin: Po luajmë në nivel t...