Në kohën kur koronavirusi është shndërruar në një shqetësim global, dhe tashmë i ka mbërritur në oborr, Vatikani është detyruar të marrë masa.
Ka ndryshuar masat e kontrollit dhe ka vendosur rregulla të reja për distancën mes besimtarëve. E nën këto masa të reja, mund të hysh në sheshin e Shën Pjetrit për të marrë pjesë në meshat e të dielave.
Sipas udhëzimeve të Vatikanit, pelegrinët që duan të hyjnë në Shën Pjetër, duhet të kontrollohen një për një dhe të ruhet një distancë prej disa metrash mes atyre që kontrollohen dhe të tjerëve. Pas filtrit sanitar, kalohet tek detektorët e metaleve. Forcat e sigurisë mundësojnë ndërkohë radhë më të rregullta në hyrje. Objektivi, sipas selisë së shenjtë, është që të evitohen grupimet e mëdha dhe rrezikun e përhapjes së një virusi.
Sidoqoftë, është vënë re të paktën këto dy javë, një rënie e numrit të besimtarëve në Vatikan. Rrjedhojë logjike kjo e frikës dhe panikut që po shoqëron shpërthimin e koronavirusit të rrezikshëm.
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn