Koreja e Veriut ka deklaruar se do të zhvillojë bisedime me SHBA-të ‘në rrethana të duhura’, shkruajnë mediat e Koresë së Jugut.
Drejtoresha e përgjithshme për çështjet amerikane në Ministrinë e Jashtme koreano-veriore, Choe Son –hui i bëri këto komente për gazetarët në Pekin, gjatë ndalesës aty në rrugën e kthimit nga Norvegjia. “Nëse krijohen kushtet e duhura, do të kemi dialog”, i tha ajo gazetarëve pasi u pyet nëse veriu komunist ishte duke u përgatitur për bisedime me administratën Trump, transmeton portali arbresh.info
Në fillim të këtij muaji, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se do të ishte ‘i nderuar’ për të takuar Kim Jong-un.
Komentet vijnë pas disa muajve tensione në rritje mbi programin raketor balistik në Korenë e Veriut dhe për programin bërthamor./Arbresh.info
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...