Gjeneralët nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë takuar për bisedime mbi sigurinë dhe mbi bashkëpunimin e ushtrive në rast të ndonjë krize.
Bisedat e profilit të ulët të mbajtur në Uashington, të cilat u raportuan nga The Associated Press, janë zhvilluar disa orë pasi Koreja Veriore kreu testin e saj të fundit me raketa balistike ndërkontinentale, transmeton portali arbresh.info
Pentagoni tha se bisedimet ishin planifikuar shumë kohë përpara testit bërthamor të kryer nga Pheniani. Zyrtarët thanë gjithashtu se takimi nuk u fokusua në ndonjë temë të veçantë, përfshirë Korenë e Veriut.
Shtetet e Bashkuara dhe Kina ranë dakord mbi bisedimet në gusht kur Dunford udhëtoi për në Pekin për t’u takuar me homologun e tij kinez. Diskutimi të mërkurën ishte i pari në një seri bisedimesh të planifikuara midis dy vendeve./arbresh.info/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...