Diplomati më i lartë i Koresë Veriore e ka quajtur fjalimin e Presidentit Trump në OKB ‘zhurmë e një qeni që leh’.
Duke folur për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën, Trump tha se ai do të “shkatërronte tërësisht” Korenë e Veriut nëse do të kërcënonte SHBA-të apo aleatët e saj, transmeton portali arbresh.info
Komentet e para nga ana e Koresë Veriore kanë ardhur nga Ministri i Jashtëm, Ri Yong-ho.
Përkundër sanksioneve të vendosura nga OKB-ja mbi zhvillimin e programit bëthamor në veri, regjimi komunist ka theksuar se ‘nuk do të ndalë programet e saj’.
Para gazetarëve pranë selisë së OKB-së në Nju Jork, Ri ka thënë: “Është një shprehje që thotë: qentë lehin, karvani ecën”.
Koreja Veriore pritet të mbajë fjalimin në OKB gjatë ditës së premte.
Në anën tjetër, Koreja Jugore ka miratuar një plan për të dërguar ndihma humanitare në anën veriore për herë të parë pothujase në dy vjet.
Sipas zyrtarëve të Koresë Jugore nga ndihmat do të përfitojnë fëmijët dhe gratë shtatzënë./arbresh.info/
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...
Eurodeputeti austriak uron Kurtin: Koha për një qeveri të që...
Përfundon numërimi i votave në katër komuna të Kosovës
Roma me fitore solide ndaj Genoas, vazhdon luftën për titull