Koreja Veriore ka bërë kërcënime të reja për të sulmuar territorin amerikan të Guamit me një “rrebesh rakestash”.
Qeveria e Kim Jong-un ka paralajmëruar se stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes Japonisë dhe Koresë Jugore kanë “ngurtësuar vendosmërinë e Veriut për të zbulur zjarrin me SHBA-të”, trasmeton portali arbresh.info
Në deklaratën e qeverisë thuhet se stërvitjet ushtarake “na lejojnë që të marrim masa kundër armiqve”.
Kim Jong-un ka paralajmëruar se do të godasë ishullin Guam, pasi dy avionë luftarakë të Forcave Ajrore të SHBA-ve kanë fluturuar mbi Gadishullin Korean.
Guam është një bazë e madhe ushtarake dhe shtëpi e avionëve luftarakë që fluturojnë periodikisht mbi Gadishullin Korean.
Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, ka deklaruar se është “i shqetësuar” për amerikanët që jetojnë në Guam.
Një një konferencë për shtyp, ai ka thënë se “kërcënimet janë aktuale”, por ka theksuar se shpreson në funksionimin e diplomacisë.
Koreja Veriore dhe Shtetet e Bashkuara janë duke kaluar një periudhë tensionesh, pasi vendi komunist vazhdimisht kërcënon me sulme bërthamore, ndërsa Presidenti Trump ka theksuar se “nëse kërcënohet Amerika, do të rrafshojë Korenë Veriore”./arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen