Një agjenci shtetërore e lajmeve ka hedhur fajin për vrasjen e Kim Jong-nam mbi autoritetet malajziane sepse ai vdiq në tokën e tyre, në anën tjetër Malajzia ka kërkuar ndihmë nga Interpoli për gjetjen e katër qytetarëve të Koresë Veriore.
“Përgjegjësia më e madhe për vdekjen e tij bie mbi qeverinë e Malajzisë sepse qytetari i Koresë Veriore vdiq në tokën e tyre”, shkruhej në KCNA, transmeton arbresh.info.
Kurse autoritetet malajziane kanë kërkuar nga Interpoli ndihmë për të gjetur katër qytetarë të Koresë Veriore të dyshuar për lidhje me vrasjen e Kim Jong-nam, duke kërkuar edhe nga ambasada e këtij shteti për t’u lejuar autoriteteve të marrin në pyetje dy persona që besohet se janë duke u strehuar aty.
“Nëse nuk keni çfarë të fshihni atëherë mos u frikësoni të bashkëpunoni”, kishte thënë shefi i policisë së Malajzisë./Arbresh.info
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK