Sipas shërbimeve sekrete amerikane, Koreja e Veriut në mënyrë sekrete po vazhdon programin e saj bërthamor, duke u përpjekur nga ana tjetër që të përfitojë sa më shumë nga pala amerikane.
Agjencitë amerikane të inteligjencës pretendojnë se Koreja e Veriut po vazhdon në mënyrë sekrete që të pasurojë uranium për të prodhuar armë bërthamore.
Ky lajm hedh poshtë deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump, pas takimit në Singapor me liderin koreanoverior Kim Jong-un, sipas së cilës, Pheniani nuk përbën më një kërcënim, shkruan CNN transmeton portali arbresh.info.
Lajmi është konfirmuar nga agjencia e lajmeve Enbisi, e cila citon me dhjetëra burime si zyrtarë të CIA’s dhe shërbime të tjera sekrete që kanë kërkuar të qëndrojnë anonimë.
Sipas këtyre burimeve, Kim Jong-un po përpiqet të marrë sa më shumë nga pala amerikane, ndërsa nga ana tjetër vazhdon të zhvillojë në mënyrë sekrete programin bërthamor që e konsideron strategjik për mbijetesën e regjimit. Për momentin Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar të komentojë këto zëra./arbresh.info/
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot