Imazhet satelitore të një ndërtese në afërsi të Phenianit sugjerojnë se Koreja e Veriut mund të jetë duke u përgatitur të nisë një raketë apo një satelit.
Rritja e aktivitetit është në afërsi të lokacionit të njohur si Sanumdong, ku Koreja e Veriut ka mbledhur shumicën e raketave baliste, transmeton portali arbresh.info.
Kjo vjen pas raportimeve që vendi kryesor nga lançohen raketat e Koresë Veriut është rindërtuar.
Puna për të çmontuar Sohae filloi vitin e kaluar, por u ndalua pasi bisedimet e SHBA u zvarritën.
Të premten, Presidenti i SHBA Donald Trump tha se do të ishte i zhgënjyer nëse Koreja e Veriut do të rifillonte testimin e armëve.
“Do të isha i habitur në një mënyrë negative nëse ai do të bënte ndonjë gjë që nuk ishte për të kuptuar, por do të shohim se çfarë ndodh”, tha ai.
“Do të isha shumë i zhgënjyer nëse do të shihja testimin”.
Analistët besojnë se ka më shumë gjasa në këtë fazë që Pheniani po përgatitet të nisë një satelit në vend që të provojë një raketë./Arbresh.info/
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...