Koreja e Veriut duket se është duke përgatitur lëshimin e një rakete të re balistike që mund të jetë ndërkontinentale, raportohet të kenë thënë ushtarakët në Jug.
Ministria e mbrojtjes e Koresë Jugore ka thënë në një seancë parlamentare që ende është duke parë shenja që Veriu është duke përgatitur lëshime të reja të raketave, ndoshta edhe raketa balistike ndërkontinentale, transmeton portali arbresh.info
“Ne kemi vazhduar të shohim shenja të lëshimeve të mundshme të raketave balistike. Gjithashtu parashikojmë që Koreja e Veriut mund të hedh një raketë ndërkontinentale”, ka thënë Chang Kyung-soo, një zyrtar i ministrisë së mbrojtjes.
Ministria e mbrojtjes ishte thirrur për nga parlamenti për t’u përgjigjur në pyetjet në lidhje me testimin e gjashtë të Veriut, dhe më të madhen deri më tani./arbresh.info/
Dubravka: Kosova ka ekip të mirë dhe lojtarë kualitativë, kë...
Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: E vërteta do të d...
E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksiden...
Reece James pëson tjetër lëndim, në dyshim për Botërorin me ...
SHBA-të kanë goditur më shumë se 7,000 objektiva në të gjith...
Kurti për Orav: Do mbetet përherë një mik i vërtetë i Kosovë...