Koreja Veriore thotë se Shtetet e Bashkuara do të pësojnë “dhimbjen më të madhe” që e kanë pasur ndonjëherë, nëse kanë sukses në përpjekjet për imponim të sanksioneve më të ashpra kundër Phenianit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Ministria e jashtme e Koresë Veriore sot ka kumtuar se ky vend “është i gatshëm dhe ka vullnet për ta përdorë çfarëdo forme të mjetit të fundit” kundër Shteteve të Bashkuara dhe se masat do t’i shkaktojnë Amerikës “dhimbjen më të madhe dhe vuajtje që asnjëherë nuk i ka përjetuar në historinë e saj”.
Kombet e Bashkuara tashmë e kanë miratuar kërkesën e Uashingtonit që sot të votohet për sanksione të reja kundër Koresë Veriore, për shkak të mosrespektimit të rezolutave të Kombeve të Bashkuara, lidhur me programet e ndaluara atomike dhe të raketave balistike.
Nuk është e qartë nëse Rusia ose Kina, që është aleati kryesor i Koresë Veriore, do t’i mbështesin masat e reja të ashpra kundër Phenianit, pasi Moska dhe Pekini kanë të drejtë të vetos në Këshillin e Sigurimit.
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...