Koreja e Veriut demonstroi gjatë një parade ushtarake një raketë të re balistike ndërkontinentale.
Analistët thanë se raketa, e cila u shfaq në një automjet transporti me 11 boshte, do të ishte një nga më të mëdhatë në botë në kategorinë e raketave ndërkontinentale të lëvizshme, nëse vihet në përdorim.
Parada e pashembullt, e mbajtur në orët e para të mëngjesit ishte organizuar me rastin 75-vjetorit të Partisë së Punëtorëve në pushtet.
Është hera e parë që Koreja e Veriut paraqet raketa balistike që kur udhëheqësi i saj filloi takimet me udhëheqësit ndërkombëtarë, duke përfshirë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në vitin 2018.
Ai tha se vendi do të vazhdojë të rrisë fuqinë e mbrojtjes kombëtare dhe mjetet vetëmbrojtëse për parandalimin e luftës, por nuk përmendi drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara ose bisedimet e denuklearizimit që tani janë bllokuar.
Një zyrtar i lartë i administratës amerikane e quajti shfaqjen e raketës balistike ndërkontinentale “zhgënjyese” dhe i bëri thirrje Phenianit të negociojë për arritjen e një denuklearizimi të plotë. /VOA/
Ngjarje e rëndë në Gostivar: Gjendet e varrosur një grua që ...
Von der Leyen: Mos ndërhyni në politikën e Evropës
Tërmeti 6.7 shkallësh i Rihterit në Japoni- publikohen pamje...
50 aksidente trafiku gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë
Siriani i therur në Leposaviq, dërgohet në Kirurgjinë Toraka...
Pacolli kujton fjalët e gjyshit të tij: Gjithçka në jetë kër...